Disa martohen e disa ndahen! Ja ç’do shihni e dëgjoni në puntatën e fundit me të ftuar në “Shiko Kush LUAN”

23/01/2021 13:38

Bëhuni gati sonte ora 21:00 pasi është programi i fundit me të ftuar për këtë sezon të katërt në “Shiko Kush LUAN” nën autorësinë dhe drejtimin e Luana Vjollcës.

Puntata e sotme vjen si asnjëherë më parë me 2 panele të ftuarish për secilën skuadër! Argëtim, energji dhe do zbulojmë shumë të vërteta nga të ftuarit specialë: Ermal Mamaqi, Rudina Hajdari, Alket Hyseni, Zaimina Vasjari, Endrit Mertiri, Alesia Noka, Miranda Dupi, Adelina Halitjaha, Eraldo Rexho, Beatrix Ramosaj, Arjola Demiri, Marsela Çibukaj, Gerta Çiçi, Joana Grabolli, dhe dyshja shumë e dashur e aktorëve Edon Berveniku dhe Muhamed Arifi.

Kush do të fitojë rekordin e “Shiko Kush LUAN”? Kush do të martohet së shpejti? Kush është ndarë nga dashuria e jetës? “Kush është zënë me kë? dhe sonte pajtohen?

Programi i sotëm me autore dhe moderatore Luana Vjollcën nuk duhet humbur për asnjë moment sepse skuadra e kuqe me kapiten Florjan Binaj dhe skuadra blu me kapiten Rezart Veleshnja po presin të “përballen”! Ora 21:00 po afron!

Top Channel