Nisi me një pikë shumë të vlefshme aventura e Davide Nicolas në stolin Torinos. Skuadra Granata rikuperoi disavantazhin e dyfishtë duke barazuar 2-2 ndaj Beneventos në stadiumin Ciro Vigorito në sfidën që ngriti siparin e javës së 19-të të Serie A.

Skuadra e Pippo Inzaghit shënoi dy herë fillimisht në pjesën e parë me anë të një penalltie që e kthehu në gol Viola dhe në fillimin e fraksionit të dytë me Lapadulan, por Torino nuk u dorëzua dhe shkurtoi shumë shpejt disavantazhin me Zazan në minutën e 51-të, ndërsa në minutën e 3-të shtesë ish-sulmuesi i Juves i hoqi fitoren nga duart Beneventos duke shënuar dhe golin e 2-2.

Me këtë barazim Benevento u ngjit në kuotën e 22 pikëve teksa pozicionohet në vendin e 11-të, ndërkohë që Torino me 14 pikë ende nuk ka dalë nga zona e ftohtë.

Top Channel