Zëvendës ministrja e turizmit dhe mjedisit shpjegon planet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe ujit në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të qytetarëve që janë zhvendosur nga qytetet e tjera drejt Tiranës, kryeqyteti po përballet me më shumë ndotje të mjedisit.

Zëvendës ministrja e turizmit dhe mjedisit, Ornela Çuçi tregon masat që po ndërmerren për pakësimin e ndotjes. “Aktualisht janë bërë disa masa, siç është mbjellja e pemëve në Tiranë. Pylli orbital ka qenë masë për të ulur sasinë e dioksidit të karbonit përgjatë gjithë Tiranës“.

Çuçi tregon se “pikat e nxehta” janë kryqëzimet e rrugëve. “Makinat janë faktori kryesor që çdo inventar që ne bëjmë për sasinë e gazeve në Shqipëri. Jemi një vend që ka një flotë makinash shumë të vjetër, madje ka makina publike të tonazhit të lartë shumë të vjetër”.

Sipas saj Ministria e Infrastrukturës po bën negociata për një taksim më të ulët për mjetet e reja, duke nxitur kështu pakësimin e përdorimit të makinave të vjetra, që shkaktojnë ndotje më të lartë në mjedis. Ajo thotë se aktualisht ka një taksim të ulët për makinat elekrike.

Nga ’90-ta në 2010-ën patëm një ‘boom’ të jashtëzakonshëm të rritjes së makinave, por dhe të makinave shumë të vjetra në vend. Nga 2010 në 2020, shohim nga viti në vit që pakiësohen makinat e vjetra dhe shtohet numri i makinave të reja”.

Një ndër problemet më të mëdha për sa i përket ndotjes në vendin tonë, janë mbeturinat e shpërndara kudo në mjedis. Hedhja e mbeturinave në lumenj dhe në ‘landfille’ jashtë çdo standardi ka krijuar pasoja në mjedis, që duan kohë të riparohen.

Për 40 vjet, lumenjtë tanë janë përdorur si vend depozitime të mbetjeve urbane dhe kjo ka qenë e ligjshme. Kanë qenë 130 depozitime përgjatë lumenjve. Po përmend lumin Osum, ku të gjitha bashkitë e qarkut Berat i derdhnin mbetjet në Osum dhe kjo ka qenë me vendim të këshillit të rrethit që është marrë në vitin 1980. Rritja e sasisë së mbetjeve nuk është transmetuar në rritje të investimeve për çështjet e mbetjeve. Që të pastrohej lumi Osum është dashur që të gërmohet mbi një metër në lum sepse mbetjet ishin depozituar aty prej 30-40 vitesh.

Aktualisht është zgjidhur 70% e pikës fundore të mbetjeve, që mbetjet të shkojnë në një pikë të trajtuara siç duhet, të mos derdhen afër lumenjve. Kam ndër mend këtu një ‘landfill’ të mirëfilltë që të mos ndotë dhe të mos kontaminojë zonën rreth e rrotull. 70% e të gjitha mbetjeve sot nuk shkojnë në lumenj si më parë”.

Zëvendës ministrja tregon planin për rehabilitimin e lumit Osum: “Jemi duke bërë një minidigë në Osum, në bashkëpunim me ambasadën zviceriane, që mbetjet të trajtohen. Mbetjet nuk do të kalojnë më në lumë. Kjo digë shërben edhe për tokat bujqësore që ndodhen aty rrotull”.

Sipas Çuçit deri në fund të vitit 2021 do të kemi 90% të mbledhjes së mbetjeve cep më cep. “Deri më sot është zgjidhur problemi në Korçë, Elbasan, Vlora jug, zona Shkodër-Lezhë përmes Bushatit, Tirana me Sharrën, Fieri zgjidhet shumë shpejt. Sharra është zgjidhur por do të zgjidhet përfundimisht kur të shfrytëzohen mbetjet për prodhimin e energjisë”.

Për sa i përket ndotjes nga ujërat e zeza, zëvendës ministrja thotë investimi është shumë i kushtueshëm.

Investimet kryesore të qeverive 10 vitet e fundit kanë qenë në 11 impiante. Kërkohet investim i jashtëzakonshëm. Është duke u bërë në Tiranë por është dhe i vështirë trajtimi pas ndërtimit të impiantit. Kështu që po investohet me faza”.

Po ashtu shton se investimet vazhdojnë në mënyrë që të kemi 24 orë ujë në Tiranë.

Ndonëse e padukshme në mjedis, ndotja akustike është problem për qytetarët që jetojnë në zona të kryeqytetit, dhe jo vetëm, ku muzika nga lokalet e natës vazhdon deri orët e para të mëngjesit. Çuçi thotë se për të zgjidhur këtë problem na ndihmon pandemia: “Pandemia na ndihmoi për këtë sepse legjislacioni është i përgatitur dhe i implementuar më së miri. I ka transmetuar bashkive të drejtën për të vendosur zonat akustike. Secila prej bashkive do të duhet të ndajë të gjithë territorin e saj”.

Megjithatë, Çuçi thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit te qytetarët por kjo është e vështirë sepse “jemi një popull që jemi mësuar të bashkëjetojmë me mbetjet tona. I kemi pasur aty mbeturinat dhe nuk na ka bërë përshtypje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA