Tiranë – Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërkohë janë vënë nën hetim edhe 3 të mitur.
Një nga të arrestuari është M. Z., 34 vjeç, pasi në Rrugën e Kosovarëve, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale .
Ndërsa dy të arrestuari e tjerë janë K. S., 22 vjeç, pasi në aksin rrugorë Tiranë – Durrës u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
D. P.(Gj)., 31 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.
Po ashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S., pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Zbardhen dhe dokumentohen 22 raste të vjedhjeve të ndryshme, procedohen penalisht 3 shtetas të mitur, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Z., 34 vjeç, pasi në Rrugën e Kosovarëve, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale .
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
K. S., 22 vjeç, pasi në aksin rrugorë Tiranë – Durrës u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
D. P.(Gj)., 31 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S., pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.
Top Channel