23/11 21:02
Fëmijët e një shkolle në Siberi, vishen në rroba banjo dhe i vërsulen ujërave të ngrira duke u larë me kovat e mbushura me ujë të ftohtë.
Ata e bëjnë këtë sfidë që në CV të kenë si dëshmi se janë larë në temperatura ekstreme. Bëhet fjalë për 317 nxënës të një shkolle në Krasnoyarsk të Siberisë, që sipas tyre ky veprim i mban ata më të shëndetshëm dhe u ndal infeksionet.
Pasi futen në sauna, menjëherë shkojnë në ujëra të ngrira. Shumë prej prindërve janë pro këtij veprimi dhe thonë se ndihen krenar me veprimin e fëmijëve të tyre.
Më poshtë do të shikoni një nga momentet më sfiduese të këtyre fëmijëve.
Top Channel