Bebe Rexha është aktualisht shqiptarja më e ndjekur në rrjetin social TikTok, me plot 5.6 milionë ndjekës.

Ajo lë prapa në këtë rrjet social edhe Dua Lipën e cila ka 4.9 milionë dhe Rita Orën me Ava Max, të cilat kanë nga 1.1 milion ndjekës secila.

Rexha ndan shpesh me ndjekësit në TikTok video të ndryshme nga përditshmëria, ku nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe postimet me përmbajtje provokuese.

Një gjë të tillë e ka bërë në videon e fundit të ndarë me ndjekësit, ku shfaqet duke vallëzuar, teksa vënë fokus të pasmet e saj atraktive.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur duke vallëzuar nën ritmet e këngës “Buss It” të Erica Banks, ndërsa videoja mendohet se është xhiruar në prapaskenat e xhirimeve të klipit të saj të ri.

@beberexhaOnce again late to a trend. Booty still growing though 💁‍♀️

♬ Buss It – Erica Banks

FOTO GALERI
1/9

Top Channel