(Fotot) Çeki/ ‘Plasin’ grushtet në parlament pasi deputetit i mbyllin mikrofonin

22/01/2021 10:07

Një debat i ashpër, i cili përfundoi në konfrontim fizik ka ndodhur në parlamentin e Çekisë për shkak të zgjatjes së gjendjes së emergjencës për koronavirusin.

Incidenti filloi kur Tomas Hanzel, nënkryetari i Dhomës së Parlamentit i mbylli mikrofonin Lubomir Volny, një deputet nga listat e pavarura, për shkak të kritikave rreth kësaj çështje.

Por Volny nuk u dorëzua. Ai shkoi në tavolinën e nënkryetarit për të folur me mikrofonin e tij dhe tha: “Si përfaqësues i zgjedhur i popullit, kam të drejtë të flas”.

Hanzel nuk donte ta lejonte, por deputeti i mbajti krahët. Në ndihmë i erdhën kolegët, por Lubomir Volny i shtynte të gjithë.

Pas konfliktit fizik me disa prej tyre, Volny u largua dhe seanca plenare u pezullua për 15 minuta. Deputetët çekë diskutuan kërkesën e qeverisë për të zgjatur urgjencën kombëtare të koronavirusit edhe një muaj. Volny konsiderohet një kritik i mprehtë i kufizimeve të Covid-19 dhe ai refuzon të mbajë një maskë në parlament, megjithëse është me detyrim.

FOTO GALERI
18/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA