Gjykata e shkallës se parë te rrethit gjyqësor Vlorë jep masën e sigurisë  ‘Arrest me burg’ për 26 vjeçarin Emiljano Likaj.

Ky i fundit nga veprimet hetimore dyshohet se ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues, Skaf, me te cilin migrantët nga vendet e treta do te largoheshin në drejtim të shtetit Italian në dt 08.01.2021.

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Herila Çela dhe prokuror Hyrjet Lamaj.

Dy javë më parë policia ka vënë në pranga dy persona përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrant përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banesë në fshatin Trevllazër, Vlorë. Edhe për këta dy persona është dhenë masa arrest ne burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA