Në fshatin Zenelaj pranë Gjirokastrës në vendlindjen e njërit prej të vrarëve të 21 Janarit Ziver Veizit familjarë, miq dhe autoritete vendore u mblodhën në ceremoninë e përvitshme përkujtimore.

Lindita Rova që drejton Këshillin e qarkut tha se familjarët ende kërkojnë drejtësi për ngjarjen ndërsa kërkesa për dhënien e statusit dëshmor duket se ka marrë sot miratimin e komisionit të posacëm për të katër viktimat e 21 Janarit.

Sipas një anëtari të familjes Veizi statusi i dëshmorit sot dhe pensioni i posacëm që familjarët e Ziver Veizit e përfituan para 2 vjetësh janë vetëm një kompesim i pjesshëm moral për humbjen e jetës së një personi të pafajshëm që po protestonte paqësisht dhe i paarmatosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA