Narta pret përmbytjen e dytë/ Ende shumë banesa janë nën ujë pas reshjeve të disa ditëve më parë

21/01/2021 15:25

Autoritetet kanë paralajmëruar për një valë të re përmbytjesh ndërsa në  nartë ende nuk është tërhequr uji i vërshimeve të fundit.

Uji gjendet në katet e para të shtëpive edhe pse reshjet kanë pushuar prej ditësh. Banoret shprehen se kjo është një situatë e cila përsëritet sa herë ka reshje shiu, pasi çarja e kanaleve të kullimit që vijnë nga fshatrat, Panaja, Oshtimë, Kërkovë, etj., sjell ujin në toka dhe më pas në banesa.

Në fshat janë më shumë se 30 banesa të përmbytura. Edhe pse është punuar për hapjen e kanaleve kulluese situata do të vijojë të jetë e njëjtë po nuk u mbyllën kanalet e ujërave që vijnë nga fshatrat e tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA