Mësimi online do vazhdojë/ Komiteti teknik i ekspertëve: Më mirë auditoret bosh sot, se sa spitalet plot nesër

21/01/2021 17:07

Mësimi online do të vazhdojë për të gjithë studentët. Anëtarët e komitetit teknik të ekspertëve në në mendje thanë se tani nuk është koha që të bëhen hapa pas në këtë drejtim.

Duke mirëkuptuar nevojën për mësim fizik, anëtarët e komitetit theksuan se në kushtet kur numri i infektimeve është i lartë dhe në kushtet kur variante të reja të virusit janë shfaqur institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur edhe për disa kohë.

Ministrja Manastirliu: për ne në të gjithë në vendimmarrjen  tonë shëndeti është i pari në majën e piramidës së vlerave dhe vendimet tona janë marrë me qëllim ruajtjen e shëndetit publik. Duke parur këtë si prioritet kemi gjithë arsyet për të dhënë argumentet në favor të çdo vendimi që marrim.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli: Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në vend dhe kudo në botë që të propozojmë në kohen e duhur masat për frenimin e epidemisë. Nga 6 janari e tani kemi incidencë rritje që se kemi patur në dhjetor. Kemi parë më më vëmendje se kjo rritje është shoqëruar me rritje të moshave 15- 24 vjeç.

Në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave aktuale edhe mësimi në universitet të vazhdojë online, se edhe ndenja në konvikte e shton infeksionin mund të kthen në vatra potenciale.

Dihet që Tirana ka përqëndrimin më të lartë të popullsisë. Edhe këta studentë që kemi në Tiranë shkojnë më vonë në shtëpitë e tyre që bën zgjerimin e infeksionit, prandaj e zgjatëm vendimin për mësimin online.

Evis Kushi: Takim i nevojshëm, për shkak të krijimit të mundësisë që të sqarojmë situatën aktuale por dhe që tu japim përgjigje studentëve për të garantuar një arsim sa më cilësor. Pajtohem me shqetësimet e studentëve por do kërkoja dhe mirëkuptim nga institucionet arsimore për vendimet që merren nga Komiteti. Do kërkoja mirëkuptim edhe nga studentët, e dimë që pesha e rekomandimeve të Komitet është ajo që na çon në hapjen ose jo të shkollave.Fokusi kryesor sigurisht që mbetet shëndeti.

Silva Bino: E kuptojmë shqetësimin tuaj e dimë sfidat e mësimdhënies online. Por me shfaqjen e varianteve të reja mosha 15-24 jo vetëm preken por shërbejnë si transmetues të virusit në moshat e tjera. Ky është një vendim jo i dëshirueshme por mbi këto fakte është një vendim që duhet marrë.
Le të shpresojmë që vaksinimi do të në sjellë vërtet buzëqeshje.

Najada Como: Spitalet. janë rreth 4000 mijë të shtruar që nga dita e parë. Studentët janë brez i fuqishëm nga ana fizike por dhe që infektohen shumë , portë hyrje për të dërguar virusin në familje.Bërja e mësimit online do ishte mirë për mësimin por mbi të gjitha është shëndeti.
Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër se sa e kundërta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA