“Lunatikët” e debatit politik/ Programi më i ri së shpejti në ekranin e Top Channel

21/01/2021 15:29

“Lunatikët” është hapësira qe Top Channel do ti krijoje te gjithë atyre te cilët ndihet te afte te debatojnë politikisht ne programe televizive.

Duke kuptuar rëndësinë e madhe qe ze politika ne jetën e qytetareve shqiptar justifikohet edhe pjesëmarrja masive ne audicione ku konkurrentet u përballen me jurinë e drejtuar nga Edi Manushi dhe Bledi Mane.

Persona nga te gjitha moshat u paraqiten ne zyrat e Top Channel per te treguar aftesite e tyre ne komunikim por mbi te gjitha ne analiza politike, me djem vajza te rinj e jo vetëm te cilet kane nje dëshire… te jene analiste.

“Lunatiket” do te jete rubrike qe do ti bashkohet programit E diell, nga ku pritet te dëgjohet per here te pare mendimi iI qytetareve pa korniza, ashtu sic duhet te jete per politiken ne vendin tone.

Top Channel