Një aksident është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Sipas një informacioni paraprak mësohet se një mjet tip “Hyndai” është përplasur me një benz në fshatin Labinotë-Fushë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër. Fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Top Channel