Sarandë/ Procedohet penalisht përgjegjësja e një banke, nën pranga 2 persona të tjerë

20/01/2021 10:24

Dy shtetas janë vënë nën pranga në Vlorë, si dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Është vënë nën pranga shtetasi R. M., i shpallur në kërkim për dhunë në familje, si dhe një 26-vjeçar i cili u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja T.A, me detyrë përgjegjëse në një bankë të nivelit të dytë, pasi është kallëzuar penalisht për vjedhje të një shume parash që i kishte depozituar në këtë bankë që prej vitit 2012.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht shtetasit  O. K., dhe S. Sh., pasi kanë pushtuar një sipërfaqe toke, në të cilën kanë mbjellë pemë ulliri.

Njoftimi i policisë/ Vlorë, Sarandë

Policia vë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedon penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. M, 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan në gjendje të lirë shtetasen T. A., me detyrë përgjegjëse në një bankë të nivelit të dytë, pasi është kallëzuar penalisht nga shtetasja S. K., për vjedhje të një shume parash që i kishte depozituar në këtë bankë që prej vitit 2012.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht shtetasit O. K., dhe S. Sh., banues në Ksamil, pasi kanë pushtuar një sipërfaqe toke, në të cilën kanë mbjellë pemë ulliri.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. B, 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA