Jemi të vetëdijshëm për kohën e gjatë që kalojmë para pajisjeve teknologjike dhe dëmeve që kjo mënyrë jetese shkakton për shtyllën kurrizore.
Në “Shqipëria live”, neurokirurgu thotë se sëmundjet e kolonës, hernia e qafës dhe belit janë sëmundjet e shekullit.
Mënyrën si qëndrojmë ai e sheh si arsyen kryesore të këtyre problemeve dhe jep disa këshilla: “Pjesa më e madhe e popullsisë dhe veçanërisht të rinjtë bëjnë një jetë pasive. Qëndrojnë para kompjuterit ose celularit për një kohë të gjatë. Qëndrimi ulur shkakton ndryshim të harkut të qafës dhe ne ndjejmë dhimbje.
Për personat që punojnë para kompjuterit, duhet të bëjnë një pushim çdo një orë, të paktën 5 minuta të ndryshojnë pozicion dhe të lëvizin. Kur jeni ulur, të paktën çdo 40-45 minuta të bëjnë një pushim”.
Por si ta kuptojmë nëse dhimbja që ndjejmë është muskulare apo mund të jetë problem tjetër?
“Ndjejmë dhimbje kur mbajmë në një pozicion qafën. Nëse kemi sërish dhimbje pasi ndryshojmë pozicion duhet parë. Nëse dhimbjet vazhdojnë më shumë ditë, duhet të shohim nga vjen.
Kur kemi dhimbje beli, na ndihmon ndryshimi te këmbët. Kur dhimbja shfaqet edhe në drejtim të këmbës, mund të kuptojmë se është problem i patologjisë së disqeve apo dëmtim muskular“.
Top Channel