Majlinda Bregu ka zhvilluar një “intervistë” me ndjekësit e saj online një ditë më parë.
Një prej tyre, duke ironizuar Lulzim Bashën, e ka pyetur sa bëjnë 7 herë 7. Dhe Bregu është përgjigjur po me ironi. “Jo të gjithë ata që kanë mbaruar
“Sami Frashërin” kanë mbetur deri në mbledhje-zbritje”, përgjigjet Bregu.
Një fakt të tillë e ka mbështetur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili gjithashtu me ironi deklaroi se si ish-Samist, edhe ai është dakord që jo të gjithë ata që kanë mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri” janë dobët më mbledhje-zbritje.
Gabimet matematikore, lapsuset në përllogaritje, tabelën e shumëzimit apo mbledhje fare të thjeshta, Basha është ‘shndërruar’ padashur në njeriun e preferuar të gafave. Një nga gafat më të famshme në rrjet është “7×7 bëjnë 42.
Top Channel