(Fotot) Një teatër, kazino, klub striptizmi/ Nga burgu, Navalny denoncon vilën sekrete të Putin

20/01/2021 12:08

Një “fortesë” e vërtetë me një sipërfaqe prej 14 mijë metrash katrorë e ndodhur pranë Gelendzhik, në Detin e Zi mbi të cilën presidentin rus ka vendosur dhe një zonë ndalim-fluturimi.

Nga burgu, kritiku i Kremlinit Alexei Navalny denoncoi atë që e përshkruan si një mega skandal, por që Moska e mohon me forcë. Sipas Navalnyt, pallati i fshehtë përrallor i Vladimir Putinit dhe tokat përreth tij së bashku janë 39 herë më të mëdha se principata e Monakos. Është një lloj Versaje e Putinit, thekon lideri opozitar, një pallat që thuhet të ketë kushtuar 1,1 miliardë euro dhe që shefit të Kremlinit thuhet t`I jete dhuruar si ryshfet. “ Është struktura sekrete më e mbikqyrur e Rusisë” shkruan Navalni.

44 vjecari ka publikuar edhe foto satelitore të vilës gjigante. “ Nuk është një shtëpi fshati, nuk është një rezidencë e thjeshtë, është një qytet i vërtetë. Madje është gati një mbretëri”, shprehet Navalny. Ai shton se aty ka një kinema, një kishë, palestra e pishina të brendshme si dhe një postbllok kufitar. 700 hektarët që rrethojnë pallatin janë kaluar në pronësi të Shërbimit Sekret Rus, thekson ai, ndërsa paratë për ngritjen e kompleksit pretendon se janë dhënë nga të paktën dy oligarkë pranë Putinit.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA