Kopja e shekullit të 16-të e “Salvator Mundi” të Leonardo da Vinçit, piktura më e shtrenjtë në botë, është gjetur nga policia pasi u vodh nga një muze në Napoli.

Vepra artistike, e cila me gjasë ishte pikturuar nga një prej studentëve të artistit të Rilindjes, u zbulua në një apartament gjatë një kontrolli në qytetin italian, sipas një deklarate të policisë. Pronari 36-vjeçar i pronës u ndodhet paraburgim nën dyshimin për marrjen e mallrave të vjedhura.

Portreti u modelua në përshkrimin e famshëm të Krishtit nga Leonardo me njërën dorë të ngritur për bekim dhe tjetrën duke mbajtur një rruzull kristali. Kopjet e shumta të veprës u bënë gjatë jetës së artistit nga studentët dhe ndihmësit e tij.

Edhe pse nuk dihet se kush e krijoi këtë “Salvator Mundi” të veçantë, mendohet se është pikturuar nga fundi i viteve 1510 nga dikush që punonte në punishten e artistit.

Muzeu i San Domenico Maggiore në Napoli, tha në faqen e tij të internetit se ekzistojnë “disa hipoteza” në lidhje me identitetin e piktorit, me teorinë “më bindëse” se i përket studentit të Leonardos, Girolamo Alibrandi. Besohet se piktura u krijua në Romë përpara se të sillej në Napoli nga Giovanni Antonio Muscettola, një i dërguar dhe këshilltar i Perandorit të Shenjtë Romak, Karli V.

Vepra arti u kthye për pak kohë në kryeqytetin italian në 2019-ën, kur u huazua nga Villa Farnesina për ekspozitën “Leonardo në Romë”. Broshura e ekspozitës e përshkroi atë si një kopje “madhështore” të kryeveprës së artistit.

Policia nuk specifikoi kur piktura ishte vjedhur, megjithëse muzeu i Napolit raportoi se zotëronte veprën deri në janar 2020.

“Salvator Mundi” origjinale e Leonardos bëri histori në 2017 kur u shit për 450.3 milion dollarë në në New York.

Më parë, vepra u hodh poshtë si një kopje, duke u shitur në Mbretërinë e Bashkuar për vetëm 45 £ (61 dollarë) në vitet 1950.

 

Top Channel