Nuk mbarojnë telashet për familjen Avdiaj, debate për kujdestarinë e vajzës që i shpëtoi aksidentit

19/01/2021 15:24

Dy bashkëshortët dhe dy fëmijë humbën jetën pas aksidentit automobilistik në Rrugën  e Kombit në 14 janar. Vajza e vogël ndodhet ende në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dy motrat e vajzës, treguan në “Shqipëria live” se duan ta marrin vajzën në Zvicër por nuk i lejojnë të afërmit e vajzës.

Vajza e vogël është vajza e Blerim Avdiaj, që humbi jetën në aksident me Anjezën, me gruan e dytë të Blerimit.

Sipas motrave, Argentina dhe Zhaneta Avdiaj, të afërmit e Anjezës nuk i lejojnë ta shohin vajzën: “Ne duam ta marrim motrën tonë në Zvicër, është gjaku jonë. Por, kemi frikë sepse nuk i njohëm të afërmit e Anjezës. Ne jetojmë në Zvicër dhe nuk kemi pasur kontakte me ta”, thotë Argentina Avdiaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA