Kroacia përballet me numër të lartë të të vdekurve nga COVID
19/01/2021 16:57
Kroacia po përballet me një numër të lartë të vdekurish nga COVID-19.
Kroacia ka një numër më të lartë të të vdekurve se sa në Kinë, në të cilën janë regjistruar 88,454 infeksione me koronavirus dhe 4,635 vdekje.
Deri dje, një total prej 225,128 të prekurish me koronavirus dhe 4,655 vdekje u regjistruan në Kroaci, por sot numri i vdekjeve është rritur me 29 dhe tani është 4,684.
Kroacia është i vetmi vend në rajon që ka numrin e vdekjeve më të lartë se sesa shteti kinez, ndërsa lë pas Bosnje-Hercegovinën me 4,486 vdekje.
Top Channel