Kodra ‘e gjallë’/ Pylltarët amerikanë krijojnë ‘buzëqeshjen gjigande’ për zbavitjen e shoferëve (Foto të rralla)

19/01/2021 15:29

Udhëtarët që kalojnë në Polk County, Oregon të SHBA, tashmë mund të kenë ndjesinë e çuditshme se dikush “po i vëzhgon”.

Kjo sepse në faqen pyjore të kodrës është krijuar një fytyrë buzëqeshjeje e cila mund të shihet nga 25 mije larg, në autostradën 18 në Oregon.

Kohët e fundit objekte të çuditshme po shfaqen shpesh në vende të ndryshme në SHBA, siç ishin monolitët e frikshëm që u zbuluan në Utah, Kaliforni e madje një i ngjashëm edhe në Rumani, të cilët u zhdukën në mënyrë po aq misterioze sa dhe u shfaqën.

Por imazhi i fundit i buzëqeshjes nuk është shumë misterioz pasi shfaqet vetëm në vjeshtë kur gjembat e pishave ndryshojnë ngjyrë.

Zëdhënesi i kompanisë pyjore Kristin Rasmussen tha së fundmi se imazhi është krijuar me mbjelljet e vitit 2011, kur një nga bashkëpronare e kompanisë David Hampton, vendosi pishat e posaçme të zverdhura për të formuar “fytyrën”.

Rasmussen shpjegon: “Larshi është një pishë konifere me gjemba që kthehen në ngjyrë të verdhë dhe më pas bien në vjeshtë prandaj dhe fytyra e buzëqeshur është e dukshme në këtë kohë të vitit”. Ai shton se për të arritur me sukses formën ovale grupet e mbjellësve përdorën litarë.

Tashmë ata që kalojnë në autostradë mund të shikojnë fytyrën e buzëqeshur çdo vjeshtë për 30 deri në 50 vitet e ardhshme, derisa pemët të priten për dru.

FOTO GALERI
3/3
“Larshi është një pishë konifere me gjemba që kthehen në ngjyrë të verdhë dhe më pas bien në vjeshtë prandaj dhe fytyra e buzëqeshur është e dukshme në këtë kohë të vitit”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA