Haradinaj i përgjigjet Vuçiçit: Nuk keni nevojë të jeni nervoz, bashkimin me Shqipërinë mund ta shmangni duke…

19/01/2021 14:36

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pas deklaratës së këtij të fundit në drejtim të Haradinajt.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për sa kohë Vuçiçit i dukem i rrezikshëm jemi në rrugë të drejtë.

“Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.
Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar Haradinaj.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sot pas deklaratës së Haradinajt për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, duke e quajtur Haradinajn politikan serioz, të fortë dhe të rrezikshëm.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!
Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.

Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.

Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA