Shkopinj gome e gaz lotsjellës, rrihen pa mëshirë emigrantët e nisur drejt SHBA-së

18/01/2021 11:39

Karvani i emigrantëve nga Amerika qendrorë i drejtuar për në SHBA është bllokuar në Guatemalë, ku forcat e rendit krijuan një barrikada njerëzore në rrugën e tij dhe u vërsulën mbi turmën me shkopinj gome e gaz lotsjellës. Qeveria vendase deklaroi se nuk ka për të pranuar asnjë “lëvizje masive të paligjshme njerëzish”.

Rreth 7 mijë emigrantë, shumica nga Hondurasi, po lëvizin së bashku me shpresën të mbërrijnë Shtetet e Bashkuara në një përpjekje për t’i shpëtuar skamjes e dhunës. Shpresat e tyre janë të mbërrijnë në Meksikë e prej andej, në kufirin me SHBA-në. Por në Guatemalë, hovi I tyre u frenua. Disa prej emigrantëve që tentuan të kalonin një gardh rrethues, u rrahën egërsisht nga policët.

Çdo vit, dhjetëra mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore I hyjnë rrugëtimit të rrezikshëm drejt Shteteve të Bashkuara, duke lëvizur shumica në këmbë. Këto grupe njerëzish tani njihen si “karvanë të emigrantëve”. Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është zotuar t’i japë fund politikave të rrepta anti-emigracionit të paraardhësit te tij, Donald Trump.

Megjithatë, edhe administrata e Bidenit, që bën betimin të mërkurën, I ka paralajmëruar emigrantët të mos e ndërmarrin rrugëtimin e rrezikshëm, sepse siç thotë ajo, [politikat e emigracionit në SHBA nuk do të ndryshojnë brenda natës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel