“Shiko Kush LUAN”/ U pajtua me Era Istrefin? Rrëfehet Gent Fatali, zbulon se nuk flet me “kunatën” Loredanën

17/01/2021 14:42

Një nga të ftuarit e mbrëmjes në spektaklin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca ishte reperi I njohur Gent Fatali.

Sfida e Gentit ishte “Paintball”, ku reperi duhet të zbulonte disa të vërteta që publiku nuk i ka ditur më herët dhe në këtë sfidë ai na tregoi shumë.

Pyetjes se me cilin nga personazhet e njohur në tabelë Genti nuk flet, reperi u shpreh kështu:

“Me Erën kemi patur një periudhë kur s’kemi folur, por i kemi rregulluar raportet” , ka thënë ai, por na habiti me personazhin që qëlloi dhe ajo ishte e ashtuquajtura “kanata” e tij, Loredana. Reperi tregoi se nuk kanë asnjë problem mes tyre, thjesht nuk kanë komunikim.

Top Channel