Babë e bir janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke degraduar deri në dhunë e si pasojë janë arrestuar.
Ata janë N. L., 69 vjeç, dhe V. L., 27 vjeç për të cilët materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë, Selenicë
Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç, dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel