Një ekip prej 10 alpinistësh nepalezë kanë vendosur një rekord të ri botëror duke u bërë i pari që arrin majën K2, e dyta më e larta në botë, në dimër.
Alpinisti Nimsdai Purja, një nga anëtarët e grupit, tha se kishin arritur majën në orën 17.00 sipas orës lokale.
Dhjetëra alpinistë i janë drejtuar malit 8611 metra të lartë këtë dimër me shpresë që të arrijnë të njëjtin sukses. Por, një alpinist spanjoll, humbi jetën pasi u rrëzua këtë fundjavë, ndërsa po zbriste.
K2, që është vetëm 200 metra më i ulët se Everesti, është pjesë e vargmalit Karakoram, që shtrihet në kufirin mes Pakistanit dhe Kinës. Si një nga 14 malet e vetme që kapërcejnë lartësinë e 8 mijë metrave, ai konsiderohet edhe më i vështiri gjatë dimrit. Ai është quajtur shpesh Mali i egër, një emër që iu vendos pasi alpinisti amerikan George Bell, tha për përpjekjen e tij në 1953: “Është një mal i egër që përpiqet të të marrë jetën”.
Që nga përpjekja e parë në vitet 1987-1988, vetëm një grusht ekspeditash dimërore kanë tentuar të ngjisin K2-shin. Deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka arritur në një lartësi më të madhe se 7650 metra. Guidat nepaleze, zakonisht grupe etnike, konsiderohen si shtylla e industrisë së alpinizmit përreth Himalajeve, dhe rregullisht ndihmojnë të huajt në ekspedita.
Top Channel