Në një kohë kur mbi 2 milionë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga rënia e pandemisë, kompania “Pfizer” ka paralajmëruar një vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj në Evropë për shkak të përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Gjashtë kombe e quajtën situatën “të papranueshme” dhe paralajmëruan se po “ul besueshmërinë e procesit të vaksinimit”.

Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i kërkuan BE të ushtrojë presion mbi Pfizer-BioNTech.

Në një letër drejtuar komisionit Evropian gjashtë ministrat e Shëndetësisë i bën thirrje Brukselit të sigurojë transparencë dhe stabilitet.

Edhe në Itali, lajmi nuk është pritur mirë pasi nga e hëna në vend do të do të arrijnë 29% më pak shishe vaksinash sesa përcaktohet në kontratë. Nga 470 mijë doza, kjo është rreth 136 mijë më pak në javë.

Ndërsa vetë kompania në një komunikim për mediat bëri me se dërgesat e reduktuara ishin një çështje e përkohshme.

Prodhuesi i ilaçeve tha se dërgesat po ndikoheshin nga ndryshimet në proceset e saj të prodhimit, të dizajnuara për të rritur prodhimin.

“Megjithëse kjo do të ndikojë përkohësisht në dërgesat në fund të janarit deri në fillim të shkurtit, por ajo do të sigurojë një rritje të konsiderueshme në doza të disponueshme për pacientët në fund të shkurtit dhe marsit,” tha Pfizer.

Top Channel