Sfida e Liges Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit ofronte sot pamje spektakolare prej mbulesës së deborës që kishte shtruar fushën e futbollit, ashtu si dhe të gjithë juglindjen e Shqiëprisë.

Shume sportdashës shprehën habinë dhe admirimin për bardhësinë e fushës, ndërsa kritikët folën për dështim të zyrtarëve në pastrimit e përshtatshëm të dëbores që dukej ende ne pirgje.

Megjithë kushtet e dyshueshme, vëzhguesi dhe delegati i FSHF në bashkëpunim me gjyqtarët e ndeshjes vendosen që ajo të luhet.

Në Korcë dhe zonat juglindore dëbora e rënë ditët e fundit ka qënë e madhe dhe temperaturat janë shumë të ulëta.

Kuptohet edhe për futbollistët zhvillimi ndeshjes në kushte të tilla është një sfidë më vete.

Sfida Skenderbeu-Partizani perfundoi me rezultatin 1-2 per miqte.

FOTO GALERI
12/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA