“Ka shumë që i thonë vetëm ‘po’”, Melania Trump kritikon njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan: Unë i them të vërtetën
Sot në Serbi kanë mbërritur 1 milion doza të vaksinës Sinopharm COVID-19 nga Kina,duke e bërë atë vendin e parë Evropian që merr vaksinën Kineze për programet e inokulimit masiv.
Ndërkohë sipas Reuters, Hungaria do të jetë vendi tjetër që do të miratojë vaksinën kineze në Europë. Rregullatori i saj mjekësor pritet të miratojë përdorimin e vaksinës Sinopharm për inokulimin në masë, pasi Komisioni Evropian dha lejen për të negociuar furnizimin e vaksinave Sinopharm.
Kina miratoi Sinopharm BIBP në fund të dhjetorit, vaksina e saj e parë COVID-19 për përdorim të gjerë publik. Asnjë e dhënë e hollësishme e efikasitetit nuk është publikuar por BIBP ka thënë se vaksina është 79.34% efektive bazuar në të dhënat e ndërmjetme.
Top Channel