Rudina Xhunga ishte një ndër të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca në mbrëmjen e sotme në Shiko Kush LUAN.

Ajo u vendos përballë Anita Muçaj Haradinaj në sfidë “Ndaje ose Digju”, ku zbuloi shumë të pathëna nga karriera e saj dhe opinione mbi kolegë e emisionet e tyre.

Pyetja që Haradinaj I drejtoi ishte kjo: “Rudina je një nga gazetaret më në zë shqiptare të aktualitetit, meqënëse sot e sheh median si publik, duam të na thuash se cili nga kolegët e tu ka programin më të fortë dhe cili më të dobët politik. Ndaje sot me në në “Shiko Kush LUAN” dy emra ose digju…”
“Më i miri është “Shiko Kush LUAN”.

Politik e ka Luana, do bashkojë Shqipërinë edhe Kosovën.” tha Rudina teksa u kundërshtua nga të ftuarit duke i thënë se nuk është politik, ajo vazhdoi: “Më fal, por unë nuk kam parë asnjë emision që të flitet kaq shumë shqip, Shqipëri dhe Kosovë dhe të ndihesh kaq mire! Kështu që për mua emisioni më i mirë i momentit është “Shiko Kush LUAN’”, u përgjigj Xhunga teksa hëngri duke mos thënë cili është ai më i dobët.

Top Channel