Më sa duket superstar-i brazilian i futbollit Ronaldinho po përshtatet mirë me jetën pas burgut, teksa ish-kampioni i botës është shfaqur në një videoklip muzikor duke festuar me vajza të bukura, thuajse të zhveshura.

Ish-sulmuesi 40-vjeçar i AC Milan e PSG po përpiqet të nisë një karrierë muzikore pas heqjes dorë nga futbolli dhe duket se “sportin e bukur” po e zëvendëson me “femra të bukura”.

Ronaldinho thotë se po punon për publikimin e tetë këngëve në vitin 2021 ndërsa shfaqet në videon e fundit të artistit Tropa Do Bruxo, duke pirë alkool e duke kërcyer, në një shtëpi të mbushur me gra vetëm në bikini.

Në video, Ronaldinho shihet duke pirë pranë pishinës dhe më pas në një tavolinë pokeri, i rrethuar nga gra tërheqëse që kërcejnë.

Në një intervistë me rrjetin brazilian Globo, Ronaldinho flet për dashurinë e tij për muzikën: “Gjithmonë më ka pëlqyer rryma R&B, rap, hip hop, ose trap.”

“Është pak ndryshe nga ritmet në Brazil, ku muzika nuk ka shumë regulla. Dua që me muzikën të prek zemrën e njerëzve. Kur jam në rrethin e sambas apo trap, gjërat ecin më mirë.”

Zhvillimet vijnë pasi vitin që shkoi ai përfundoi në burg pas një skandali falsifikimi pasaportash në Paraguai. Ylli i Brazilit gjithashtu u infektua me COVID-19 gjatë 2020.

Por tashmë duket se Ronaldinho është i vendosur ta shijojë lirinë e tij në maksimum.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel