Gjermania mbështet Rusinë/ Dritë jeshile gazsjellësit të Moskës

16/01/2021 04:31

Autoritetet gjermane i dhanë dritën jeshile vazhdimit të punimeve për gazsjellësin Rjedha Veriore 2 nga Rusia pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore.

Vendimi i Agjencisë Federale Detare dhe Hidrografike megjithatë ende mund të apelohet.Organizata Aksioni për Mjedisin e Gjermanisë, e cila bën fushatë për të mbrojtur mjedisin, tha se do ta kundërshtonte vendimin në gjykatë, duke argumentuar se projekti kërcënon klimën dhe disa nga habitatet më të rëndësishme të shpendëve migratorë të Europës në bregdetin e Detit Baltik të Gjermanisë.

Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan të ndalojnë punën për ndërtimin e tubacionit, pasi argumentojnë se kjo do të fuqizojë prezencën energjetike në Rusisë në Europë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend tranzit për gazin rus.Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi se shpreson të ketë bisedime të nivelit të lartë me administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, lidhur me sanksionet e reja të mundshme të SHBA-së kundër projektit.

Kërcënimi me sanksione amerikane detyroi një kompani tubacionesh me qendër në Zvicër të ndërpriste ndërtimin e Rrjedhës Veriore në dhjetor të vitit 2019 pak ppërpara përfundimit të saj. Projekti Rrjedha Veriore 2, drejtohet nga gjigandi rus i gazit Gazprom.

Top Channel