Fotot/ I biri ndihmon policinë në demaskimin e krimeve seksuale të të atit, manjatit kanadez të modës Peter Nygard

16/01/2021 18:05

Kai Bickle u shokua një natë në maj 2019, teksa merrte pjesë në një darkë luksoze me pamje nga Plazhi i Venecias në Los Angeles.

Organizatori i eventit ishte babai i tij, Peter Nygard, sipërmarrësi kanadez i modës, i njohur për stilin hedonist e ekstravagant të jetesës, e një seri pronash të kushtueshme në Toronto, Montreal, New York, Hong Kong, ashtu si dhe rezortin famëkeq të seksit në plazhin e Bahamas.

Duke imituar stilin e jetesës së pronarit të Playboy, Hugh Hefner, edhe Nygard, tashmë 79 vjeç, mbante një ‘harem’ me të dashura, të cilat ndryshonin vazhdimisht në varësi të ‘profesionalizmit’ të tyre.

Ato që ngecin shpesh në rrjetën e gënjeshtrave të sipërmarrësit, ishin aktoret si Susan Anton e Jennifer O’Neill, striptistja Anna Nicole Smith, dhe një ish-modele televizive e quajtur Vanna White.

Vizitorë të tjerë në ishullin e tij kanë qenë emra te famshem si aktorja Jane Seymour, Bo Derek, Robert De Niro, Sean Connery, Michael Jackson apo Joan Collins, pa përmendur princin britanik Andrew që është fotogrqafuar atje në fillim të viteve 2000s.

Në mbrëmjen e 2019, 38 vjeçari Kai ishte mes 20 të ftuarve, bashkë me vëllanë e tij të vogël Jessar (një prej rreth dhjetë fëmijëve të Nygard të lindur nga të paktën shtatë gra).

Por Kai nuk zgjati shumë në festë pasi sipas raportimeve, i largua i tronditur pasi besonte se kishte parë që babai i tij ngacmonte seksualisht një vajzë tetë vjeçare.

Incidenti nuk është konfirmuar por ai shkaktoi nisjen e një zinxhiri ngjarjesh që më pas kulminuan me arrestimin e Peter Nygard me nëntë akuza trafiku seksual dhe pastrimi parash.

Tashmë i burgosur dhe me biznesin e tij prej $900 milionë të lënë në mes të rrugës, manjati i perënduar akuzohet përdhunime e sulme seksuale ndaj të paktën 57 grave. Shumë nga akuzueset e Nygard ishin nën moshë kur ndodhën krimet dhe pretendojnë se ishin droguar.

Javën që vjen ai del në gjyq në Kanada teksa lufton kundër ekstradimit në SHBA, në rastin më famëkeq të krimeve seksuale që prej financierit pedofil Jeffrey Epstein. Dhe në një kthesë të çuditshme të ngjarjeve zbulohet se në krye të fushatës për ndjekjen penale të Nygard është djali i tij, Kai.

Britanikja DailyMail thotë se Kai gjatë 18 muajve të fundit ka ndihmuar si autoritetet kanadeze dhe ato amerikane në hetimin e krimeve të të atit dhe në ndihmë të viktimave.

Impresionues është gjithashtu fakti se  Kai po ndihmon dy vëllezërit e tij të vegjël, një prej të cilëve ende minoren, për të paditur Peter Nygard me akuzën se ka ndihmaur në përdhunimin e të bijve.

Në padinë e jashtëzakonshme të depozituar në gusht, djemtë pretendojnë se babai i tyre mësonte një nga të dashurat e tij (e cila kishte punuar edhe si prostitutë) të kryente marrëdhënie me djemtë e vegjël “për t’i bërë burra”.

Një nga këto sulme (të cilat mohoen nga Nygard) raportohet se ndodhi  në Bahamas në 2004, kur i biri ishte 15 vjeç dhe gruaja rreth 25. Ndërsa i dyti ndodhi në Winnipeg në 2018, kur biri i tij i vogël ishte 14 vjeç dhe gruaja në të 40-at.

Në letrat e gjyqit thuhet se gruaja duhet ta joshte të birin e Nygard duke bërë dush në banjën e tij, në mënyrë që ai ta shihte të zhveshur. Më pas ajo e kishte përdhunuar.

Festat e shthurura të fundjavave të Nygard janë shfaqur në disa dokumentarë televizivë, dhe ishin kthyer në një magnet për të famshmit. Princi famëkeq britanik Andrew, është regjistruar në një prej tyre teksa shoqërohej me manjatin flokëgjatë në festat e tij.

FOTO GALERI
1/8
Kai me te atin Nygard

Top Channel