Evakuohen qindra udhëtarë/ Alarmi për bombë në aeroportin e Frankfurtit, rezulton fals

16/01/2021 23:03

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë gjithë aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Policia menjëherë ka organizuar një operacion neutralizimi ndërkohë që qindra udhëtarë u detyruan të evakuohen.

Pas këtij  episodi, policia në Aeroportin e Frankfurtit rihapi terminalin. Autoritetet lejuan personelin dhe pasagjerët të ktheheshin në Terminalin 1 të Aeroportit të Frankfurtit dhe stacionin rajonal të trenit të aeroportit pas një hetimi në një bagazh të braktisur që më vonë u konsiderua i padëmshëm.

Media lokale raportojnë se dy persona u morën në paraburgim nga policia. Këto të fundit kishin bllokuar hyrjen në pjesë të Aeroportit të Frankfurtit të Shtunën, duke mbyllur Terminalin 1 dhe stacionin rajonal të trenit.

“Për shkak të një operacioni të vazhdueshëm policor, pjesë të Terminalit 1, stacioni rajonal i trenit dhe kalimi në stacionin e trenit në distanca të gjata janë aktualisht të mbyllura në Aeroportin e Frankfurtit. Udhëtarëve u kërkohet të ndjekin udhëzimet e stafit të sigurisë në vend,” aeroporti shkroi në Twitter.

“Si rezultat, mund të ketë vonesa në operacion. Prandaj, udhëtarëve u kërkohet të kontrollojnë statusin e fluturimit paraprakisht në faqet e internetit të linjave ajrore.”

Duke e quajtur incidentin në aeroport një “kërcënim bombe”, e përditshmja Frankfurter Allgemeine raportoi se autoritetet morën dy persona në paraburgim.

Top Channel