Aliyev për herë të parë në Shusha pas çlirimit nga pushtimi armen

16/01/2021 09:47

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev hodhi themelin e aeroportit të ri në qytetin Fuzuli, i cili u çlirua nga pushtimi armen.

Aliyev, së bashku me bashkëshorten e tij Mihriban Aliyeva dhe vajzën Leyla Aliyeva mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së themelit të autostradës Fuzuli-Shusha dhe të aeroportit të Fuzulit.

Presidenti Aliyev në fjalën e tij në ceremoni tha se aeroporti do të jetë ndërkombëtar dhe ndërtimi i tij do të përfundojë brenda vitit.

Duke bërë të ditur se Fuzuli dhe Shushagjenden afër njëri-tjetrit ai tha se qëllimi kryesor i ndërtimit të një aeroporti këtu është t’u mundësojë mysafirëve nga jashtë të udhëtojnë më lehtë drejt Shushas.

Ai bëri të ditur gjithashtu se aeroportin e dytë ndërkombëtar në rajonin e çliruar nga pushtimi do ta ndërtojnë ose në Kelbaxhar, ose në Laçin dhe shtoi: “Ndryshimi i madh po fillon. Puna ka filluar. Ashtu siç dëbuam armikun tonë brenda një kohe të shkurtër jam i bindur se së shpejti do ta rindërtojmë atdheun tonë të paraardhësve, Karabakun”.

Pas ceremonisë së hedhjes së themelit, Ilham Aliyev dhe familja e tij shkuan për herë të parë në qytetin historik të Shusha pasi çlirimit të tij nga pushtimi.

Mihriban Aliyeva regjistroi në video rrugën gjatë udhëtimit me telefonin e saj celular dhe e shpërndau atë në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Në video Presidenti Ilham Aliyev duket të thotë: “Ne po shkojmë në Shusha, në Shushan e çliruar, po kalojmë në tokat e çliruara. Ushtria azerbajxhanase bëri ofensivë në këtë drejtim dhe nxori e nxori armikun duke e gjurmuar nga tokat tona”.

Aliyev ngriti flamurin e Azerbajxhanit në Shusha./Trt/

Top Channel