Mbajti një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” kur Trump hyri në Kongres, përfaqësuesi demokrat nxirret jashtë nga salla Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia raportoi 8.314 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 921 raste simptomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve të reja vazhdoi të shënojë rënie, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në mbi 2,37 milionë me shifrat e fundit.
Ndërkaq, 9.109 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,24 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 23.664, me 169 viktima të reja.
Në gjithë vendin janë kryer 167.211 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 27,06 milionë.
Numri i pacientëve në gjendje është ulur në 2.311.
Turqia të enjten filloi fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, ku fillimisht u vaksinuan mbi 500 mijë punonjës shëndetësorë, ndërsa dje vaksinë pranuan edhe presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Top Channel