Tiranë/ Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale. Mes tyre edhe gruaja që ushtroi dhunë fizike ndaj vjehrrit

15/01/2021 09:29
Foto Ilustruese

Pesë shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Një 39-vjeçare është arrestuar në flagrancë pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vjehrrit (babait të bashkëshortit). Ndërsa për një tjetër rast dhune fizike dhe psikologjike është arrestuar 41-vjeçari, i cili u denoncua nga bashkëshortja e tij. Policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e një 51-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi ishte dënuar me 20 ditë burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale ‘Largimi nga vendi i aksidentit’.

Gjatë kontrolleve në automjete, një 50-vjeçar u arrestua se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër 30-vjeçar u kap me sasi lënde narkotike kokainë, 2 aparate celularë dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin R. Rr., 30 vjeç. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, 2 aparate celular dhe një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. A., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA