Tërmeti me magnitudë 6.2 godet Indonezinë/ 34 viktima, njerëzit ende në rrënoja

15/01/2021 08:44

Të patën 34 persona humbën jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi, duke shembur disa ndërtesa përfshirë një hotel.

Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi në orët e para të ditës, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve të tmerruar të ishullit, i cili u godit nga një tërmet i madh dy vjet e gjysmë më parë, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen mijëra njerëz.

Një banor i Mamuju, kryeqyteti i Sulawesi Perëndimor tha se dëmtimi në të gjithë qytetin prej rreth 110,000 banorësh ishte i madh, me një spital të dëmtuar rëndë.

“Rrugët janë dëmtuar dhe shumë ndërtesa janë shembur, duke përfshirë zyrën e guvernatorit, si dhe spitalin. Spitali është rrafshuar”, ka thënë 28-vjeçari Hendra. “Tërmeti ishte shumë i fortë… U zgjova dhe ika me gruan time”.

Indonezia përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe vullkanike për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA