Policia e Kosovës tha se të premten në afërsi të Liqenit të Badovcit ka gjetur një person pa shenja jete. Policia nuk e ka zbuluar identitetin e tij, por mediat lokale kanë raportuar se bëhet fjalë për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviq.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë.
Krasniqi tha se ekipet e hetuesisë dhe krim-teknikës janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Ai nuk ka bërë të ditura më shumë detaje për këtë rast.
Top Channel