Reshjet e dëborës kanë shkaktuar problematika edhe në Qarkun e Elbasanit. Në lartësi të madha trashësia e dëborës ka deri në 20c, ndërkohë që prania e ngricave ka shfaqur problematike edhe ne disa akse rrugore të vendit.

Në aksin nacional Librazhd- Qafë Thanë, gjatë natës ka pasur reshje të dendura dëbore , për pasojë ka shkaktuar edhe ngrica dhe vështirësi në rrugë. është punuar për stabilizimin e situatës dhe gjatë ditës së sotme ky aks nacional pa vështirësi dhe pa përdorimin e zinxhirëve.

Por problem sipas Emergjencave Civile do të shfaqen gjatë orëve të natës, ku rekomandohen drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe pranisë së ngricave në rrugë.

Aksi nacional Librazhd-Peshkopi është i kalueshëm vetëm më zinxhir për shkak të ngricave por edhe trashësisë së madhe te dëborës. Në zonën e Stëblevës, dëbora ka arritur në rreth 20 cm deri në këto momente. Po ashtu ka pasur reshje dëbore në disa zona të tjera të Qarkut të Elbasanit, në fshatrat e Gramshit, Porocan, Lenie, Kukur, në zonat e Librazhdit dhe Prrenjasit gjithashtu, në Labinot Mal në Zavalinë e Gjinar.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, mësimi nuk është ndërprerë pasi nuk ka pasur problematika përsa i përket arritjes së së nxënësve në shkolla apo të mësuesve.

Ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa fshatra të Librazhdit dhe të Prrenjasit po punohet edhe në këtë drejtim për riparimin e defekteve të shfaqura gjatë natës, jo vetëm për shkak të dëborës por edhe për shkak të erës. është kjo situata në Qarkun e Elbasanit, Ndërkohë që gjatë natës pritet të këtë ulje të mëtejshme të temperaturave, për pasoje edhe të ngricave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA