Kualifikohet për zgjedhjet në Shqipëri kompania që akuzoi Trump/ E vetmja në garë për votimin dhe numërimin elektronik

15/01/2021 13:23

Kompania e sistemeve elektronike të votimit e numërimit elektronik Smartmatic e akuzuar nga avokatet e Presidentit Trump për manipulim në zgjedhjet presidenciale, aplikoi në prokurimin e hapur nga KQZ-z për zgjedhjet e 25 Prillit dhe sot u lajmërua se ajo u kualifikua.

KQZ tha më herët se nga gjashtë kompani që treguan interes, vetëm ajo angleze Smartmatic aplikoi në prokurimin e shpallur për identifikimin, votimin dhe numërim elektronik në disa zona pilot të zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike  vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International Holding B. V“, njoftoi KQZ sot.

KQZ thotë se nëse negociatat me kompaninë rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Kujtojmë se në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA Sideny Poeell avokat i Donald Tramp lëshoi akuza për manipulim ku përfshihej kompania Smartmatic.

Shefi ekzekutiv i Smartmatic menjëherë i dërgoi një njoftim ligjor mediave si “Fox News” apo të tjerave pro Trump se po përhapnin lajme të rreme e shpifëse në një fushatë dezinformimi ndaj kompanisë së tij.

Smartmatic u vu nën akuzë për mashtrime elektorale në zgjedhjet parlamentare të Venezuelës të vitit 2017 e si pasojë mori vendimin të ndërpresë aktivitetin në këtë vend.

Dy ditë pas këtyre zgjedhjeve Shefi ekzekutiv Smartmatic, Antonio Mugica deklaroi se regjimi Venezuelës kontrollonte trupën elektorale duke manipuluar të paktën 1 milion vota. Smartmatic është themeluar nga venezueliani Antonio Mugica me profesion inxhinier elektrik.

Në vitin 2014 bashkë me britanikun Lord Mark Malloch-Brown ata ngritën kompaninë SGO me qendër në Londër me objekt kryesor të punës teknologjinë në zgjedhje përmes votimit elektronik me pajisjet e Smartmatic.

Smartmatic thotë se ka ndihmuar qindra milion votues në të gjithë botën duke numëruar elektronikisht 4 miliard vota me efikasitet dhe transparencë.

Teknologjia e kësaj kompanie është përdorur në zgjedhjet për parlamentin europian në Estoni, Belgjikë dhe Bullgari përfshi zgjedhjet në Filipine në 2018 e ato të vitit 2017 në Itali dhe Argjentinë.

Përditësim informacioni lidhur me procedurën prokuruese për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në datën 14 janar 2021, përfundoi fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik “Smartmatic International Hlding B.V” pjesëmarrës në procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”.

Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International Holding B. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese.
Nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Lexo edhe : https://top-channel.tv/2021/01/06/ne-shqiperi-kompania-qe-akuzoi-trump-e-vetmja-ne-gare-per-votimin-dhe-numerimin-elektronik-me-25-prill/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA