Në përfundim të reshjeve të shiut, një pjesë e madhe e territorit të vendit u përfshi nga acari dhe dëbora.
Mes tyre është qyteti i Korçës, ku trashësia e dëborës ka arritur në 5-10 cm dhe në zonat malore deri në 15-20 cm me temperaturën -6 gradë.
Rrugët nacionale dhe rurale nuk kanë pasur probleme dhe qarkullimi vijon normalisht pasi akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura, ndërsa nga kompanitë e mirëmbajtjes po vijon puna me kriposje.
Vetëm në aksin kryesor Qafë Thanë – Dogana Kapshticë vijon lëvizja normale, ndërsa në akset e tjera rekomandohet lëvizja me zinxhirë. Edhe në fshatin e Dardhës është i detyrueshëm kalimi me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit në rrugë.
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe probleme në furnizimin me energji.
OSHEE sqaron se probleme ka pasur në fidrin që furnizon fshatrat Dishnicë, Barc, fidri që furnizon Cangonji dhe Bilishtin si dhe fidri i Pogradecit që furnizon bregun e Liqenit. Aktualisht grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Sipas informacioneve të fundit, komuna e Dardhasit të sipërm është izoluar, po ashtu edhe zona e Panaritit dhe Lekasit pasi bora ka arritur në 30 cm.
Top Channel