Gjermania mbështet Rusinë/ Dritë jeshile gazsjellësit të Moskës

15/01/2021 21:27

Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimin e gazsjellësit Rjedha Veriore 2 nga Rusia, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore.

Vendimi i Agjencisë Federale Detare dhe Hidrografike më 15 janar ende mund të apelohet.Organizata Aksioni për Mjedisin e Gjermanisë, e cila bën fushatë për të mbrojtur mjedisin, tha se do ta kundërshtonte vendimin në gjykatë, duke argumentuar se projekti kërcënon klimën dhe disa nga habitatet më të rëndësishme të shpendëve migruese të Evropës në bregdetin e Detit Baltik të Gjermanisë.

Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan të parandalojnë punën për ndërtimin e tubacionit, pasi argumentojnë se kjo do të fuqizojë prezencën energjetike në Rusisë në Evropë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend tranzit për gazin rus.Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha më 15 janar se ai shpreson të ketë bisedime të nivelit të lartë me administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, lidhur me sanksionet e reja të mundshme të SHBA-së kundër projektit.Kërcënimi me sanksione amerikane detyroi një kompani tubash me qendër në Zvicër të ndërpresë ndërtimin e Rrjedhës Veriore në dhjetor të vitit 2019 pak para përfundimit të saj.

Projekti Rrjedha Veriore 2, udhëhiqet nga gjiganti rus i gazit Gazprom.Sipas Gazprom, 94 për qind e tubacionit është përfunduar. Sipas kësaj, kanë mbetur edhe rreth 150 kilometra, nga të cilat 120 kilometra janë në ujërat daneze dhe 30 kilometra në ujërat gjermane.

Top Channel