Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua rreth trendit të ri të “përqafimit” të atleteve nga personazhe të njohur të ekranit dhe politikës.

Jo më larg se pak ditë më parë, zv/presidentja e zgjedhur e SHBA-së, Kamala Harris u shfaq në kopertinën e “Vogue” e veshur me atlete.
Xhoi Jakaj, pjesë e diskutimit bashkë me Jerina Lalaj dhe Deborah Keçi, tha se përmes kësaj zgjedhje është dashur të tregohet që e ardhmja është grua. Madje sipas saj, Kamala Harris mund të jetë presidente e SHBA-së pas 4 viteve.

Nëna e modeles së njohur Oriola Marashi, u shpreh e lumtur që gjithnjë e më shumë gratë po i kushtojnë rëndësi prakticitetit.
Thënë këtë, ajo kujtoi periudhën kur ishte në krye të detyrës si drejtoreshë e burgjeve.

“Muajin e parë kam veshur vetëm atlete”, tregoi ndër të tjera Jakaj, ndërsa pohoi se në zyrë apo studio televizive preferon takat.

Top Channel