Frika e mutacionit të ri/ Britania ndalon fluturimet nga të gjitha vendet e Amerikës së Jugut dhe Portugalia

15/01/2021 04:10

Të gjitha fluturimet nga 15 vende të Amerikës së Jugut dhe Portugalia drejt Britanisë së Madhe do të ndërpriten duke filluar nga dita e nesërme në orët e para të mëngjesit.

Frika nga mbërritja e shtamës së re të koronavirusit të zbuluar në Brazil, ka detyruar qeverinë britanike të ndaloj ardhjen e pasagjerëve nga këto vende, përfshi edhe Portugalinë, për shkak të lidhjeve mjaft të forta të vendit iberik me Brazilin, ish-koloninë e saj.

Mutacioni i zbuluar në Japoni nga udhëtarë të ardhur nga Brazili ka frikësuar qeverinë e Boris Johnson, pasi ekziston frika se ky mutacion mund të mos frenohet nga vaksinat e reja të covidit. Sir Patric Vallance krye-këshillatri i qeverisë për shkencën ka deklaruar se “ka mundësi që shtama braziliane mund t’i bëjë vaksinat më pak efektive, edhe pse ka pak gjasa që të jetë e vërtetë, por ne ende nuk e dimë gjë të tillë” – tha sir Patrick.

Masat janë më të gjera sesa pritej, edhe pse qytetarët britanik dhe ata me origjina nga Irlanda nuk do t’i nënshtrohen bllokimit total. Brazili ndërkohë ka ndaluar udhëtarët nga Britania që prej datës 25 dhjetor për shkak të mutacionit që ekziston në Britani.

Linjat ajrore duket se kanë vepruar vetë ku 5 fluturimet e përditshme mes Brazilit dhe Londrës janë anulluar, ndërkohë që nuk ka asnjë fluturim nga Londra drejt Brazilit.

Rastet me mutacionin brazilian janë zbuluar në Japoni dhe nuk ka asnjë njoftim për ndonjë rast me këtë shtamë në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA