Turqia nisi imunizimin kundër COVID-19 të punonjësve të kujdesit shëndetësor me vaksinën Sinovac. Një ditë më parë autoritetet shëndetësore miratuan aprovimin urgjent për përdorimin e vaksinës kineze. Më shumë se 250,000 persona e kanë marrë tashmë dozën e parë, u tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gazetarëve ndërsa u largua nga një spital publik në Ankara ku u vaksinua edhe ai vete.
‘Ka njerëz që po bëjnë fushata negative për vaksinën, por mendoj se kombi im i logjikshëm nuk do t’i dëgjojë. Në dritën e shkencës dhe të dijes, besoj se turqit do t’i japin atyre përgjigjen më të mirë me këtë vaksinës në një periudhë kaq të vështirë si kjo të shkaktuar prej koronavirusit’- tha Erdogan.
Turqia ka në plan të furnizohet me “25-30 milionë” doza të tjera të vaksinës kineze, shtoi Erdogan, duke premtuar një shpërndarje masive të shpejtë.
Ai nuk dha një afat të saktë kohor. “Ne kemi në plan të injektojmë të gjithë qytetarët tanë në një afat shumë të shkurtër”, shkroi me pas ai në Twitter. Sipas TRT, vaksnimi publik i kreut të shtetti turk dhe disa anëtareve të partisë së tij në pushtet do të ndihmonte në zbehjen e skepticizmit publik mbi vaksinën. Një sondazh opinion, i kryer në muajin nëntor, tregoi se gjysma e të anketuarve turq nuk dëshironin ta merrnin vaksinën.
Top Channel