Sipas një studimi të publikuar nga Deutsche Welle, maskat e zeza përmbajnë elementë të dëmshëm.
Kimisti Egzon Ademi shpjegon në “Shqipëria live” pse disa maska të zeza prej tekstili janë të dëmshme. “Disa copa të zeza përmbajnë anilin. Anilina është përbërës i ngjyrave, bojërave, pigmenteve. Megjithatë dua të theksoj se studiuesit në Gjermani kanë marrë vetëm një lloj të maskës së zezë”.
Sipas tij, alinina nuk dallohet pa analizë por ka një aromë të ngjashme me aromën e peshkut dhe mund ta kuptojmë.
Tregon cilat janë maskat më efektive, “Maska kirurgjikale dhe N95 janë shumë efektive. Maska N95 ndalon 95% të grimcave. Maskat kirurgjikale kanë 3 shtresa, në mes kanë propilen që pengon virusin dhe bakteret të depërtojë. Janë të bërë nga propileni mbi 200 gradë celsius”.
Top Channel