Pamje të jashtëzakonshme të asaj që duket si “pema e jetës” janë marrë në liqenin Cakora në New South Wales të Australisë. Pamjet e marra me dronë po bëjnë xhiron e botës, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave të mëdha si BBC.
Footgrafi Derry Moroney e pohon se mbeti edhe vetë tërësisht “ i shokuar” kur pa se çfarë kishte regjistruar kamera e tij. Imazhet mbërrijnë gati në kufi të pabesueshmes. Moroney vendosi të shkrepte disa foto nga lart të liqenit Cakora pasi në zonë kishte kaluar një stuhi e fortë. “ Nga toka, gjithçka duket mëse normale. Duket si një liqen i zakonshëm dhe unë nuk u mendova shumë gjatë.
Thjesht m`u duk interesante ideja që merrja ca poza nga ajri”, u shpreh ai. Por pamjet e lanë dhe atë vetë pa fjalë. “ Ishte gati e paimagjinueshme se çfarë mrekullie kishte krijuar nëna natyrë. Mendova se shumë njerëz nuk do të ishin në gjendje ta shihnin diçka të tillë, ndaj vendosi t`i bëj publike”, shtoi Moroney. Pamja e jashtëzakonshme është pasojë e vajit të pemës së çajit, që kulloi në shtigjet pranë liqenit pas kalimit të stuhisë.
Top Channel