Mbajti një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” kur Trump hyri në Kongres, përfaqësuesi demokrat nxirret jashtë nga salla Ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni, doli të premten nga një spital në Monako, ku ai u shtrua për probleme në zemër.
Miliarderi 84 vjeçar dhe manjat mediash, u shtrua në spital të hënën për disa teste, pasi kishte patur disa probleme me zemrën ndërkohë që ishte në jug të Francës.
Një zëdhënës i partisë Forca Italia, të Silvio Berluskonit, konfirmoi se Berluskoni tashmë kishte dalë nga spitali. Të enjten, ish kryeministri shkroi në faqen e tij të facebookut se ai ishte në shëndet të mirë dhe se po i nënshtrohej disa testeve rutinë.
Berluskoni ka qenë kryeministër i Italisë tre herë, mes viteve 1994-2011 dhe ka patur një seri problemesh shëndetësore vitet e fundit.
Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në 2016-ën dhe shtatorin e kaluar u shtrua në spital për 11 ditë me koronavirus.
Top Channel