Australi/ Tre muaj e papunë, gjendet e vdekur nëna pranë 3 fëmijëve

15/01/2021 09:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Melbourne të Australisë, ku një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj pranë tre fëmijëve të vegjël.

Dyshohet se vuante nga depresioni pasi vdekja u raportua pasi dha dorëheqjen nga puna si fizioterapiste.

Mjekët gjetën trupin e Katie Perinovic, 43 vjeçe dhe tre fëmijëve të saj, Claire, 7 vjeçe, Anna, 5 vjeçe dhe Matthew, 3 vjeç. Babai i fëmijëve, Tomislav Perinovic bëri telefonatë në gjendje të dëshpëruar për ngjarjen e tmerrshme dhe ka dhënë dëshminë e tij në polici duke treguar çfarë ndodhi.

Ai është ende në komisariat, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur arsyen e vdekjes së 43-vjeçares. Rreth tre muaj më parë, ajo dha dorëheqjen nga puna e saj, raportoi The Herald Sun. Besohet se depresioni mund të ketë ndikuar në vdekjen e saj, por mbetet ende mister se çfarë i ka ndodhur konkretisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA